Kryefaqja / Demo
Provojeni vetë
Shikoni si lëvizin veturat live në hartë. Pastaj merrni qasje falas për 7 ditë në platformën e plotë.
Klikoni një veturë në listë ose në hartë për ta ndjekur. Ngjyra ndryshon sipas statusit, dhe alarmet dalin sapo ndodhin.
Demo e plotë · 7 ditë falas
Hyni në platformë si klient
Ju krijojmë një llogari demo me një flotë shembull. Shihni gjithçka që shohin klientët tanë, në kompjuter dhe në telefon.
- 18 vetura në hartë liveLëvizje, ndalesa dhe parkim, si në jetën reale
- Historia, alarmet dhe zonatTejkalim shpejtësie, hyrje/dalje nga zona, bateria
- Raportet e flotësKilometrat, orët e punës dhe shoferët
- Pa pagesë, pa obligimQasja mbyllet vetë pas 7 ditësh
Pyetjet
Për demon
A janë këto vetura të vërteta?
Jo. Në demo veturat dhe shoferët janë të simuluar, që të shihni si funksionon platforma pa pasur ende pajisje. Me pajisjet iStartek të montuara, në të njëjtën platformë shihni veturat tuaja.
A duhet të instaloj diçka?
Jo. Demo hapet në shfletues, në kompjuter ose në telefon. Nuk nevojitet fjalëkalim, mjafton linku.
Çka ndodh pas 7 ditëve?
Qasja mbyllet vetë. Nëse ju pëlqen, na kontaktoni dhe ju bëjmë ofertën me montim për veturat tuaja.